Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, tha se Qeveria Kurti me inicimin për mbajtjen e seancës për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje nuk ka qëllim të mirë, raporton Ekonomia Online.
“Ndjenja e donikimit dhe arroganca e numrave nuk ishte deklarimi i ynë i por kjo po vërtetohet sot, a nuk kemi prioritet ta trajtojmë pandeminë, ky Ligj i trajton dhe mendojmë se Ligji për zgjedhjet me u sjell me e konfirmon një qasje dominuese dhe të arrogancës së numrave. Ne si subjekt politik nuk i nënshtrohemi as një rrethane dhe kemi pozicion të qartë rreth kësaj teme dhe nuk ka logjik, qëllimi nuk është i mirë dhe dëshiron ta kontrabandon”, tha Tahiri.
Po ashtu, ai ka thënë se Kryesia ka vendosur që seanca për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje do të mbahet në ora 17:00.