Tahiri: Shkarkimi i ambasadorëve, njollë e zezë në politikën e jashtme

Prishtinë | 04 Pri 2022 | 13:49 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, e ka shprehur qëndrimin e tij në njëvjetorin e Vjosa Osmanit në krye të shtetit, duke thënë se shkarkimi i ambasadorëve dhe ‘emërimi i njerëzve të lidhur me shumicën parlamentare’ është një njollë e zezë në politikën e jashtme, raporton Ekonomia Online.

“Në njëvjetorin e presidentes së vendit, nuk ka pasur diçka që mund të raportohet si një temë e caktuar. Ajo ka ushtruar funksionin e vetë duke i thirrur partitë politike, por nuk shoh një veprim ndryshe seç ka qenë. Më e keqja lidhet me politikën e jashtme. Me shkarkimin dhe persekutimin politik që ka ndodhur ndaj ambasadorëve që kanë qenë të emëruar politik dhe s’kanë qenë Vetëvendosje, që s’kanë qenë pjesë e shumicës parlamentare, kjo nuk është dashur të ndodhte, ka ndodhur një persekutim politik vetëm pse njerëzit kanë mundur të mendojnë ndryshe”.

“Ajo ka pasur takime edhe me kryetarë të partive politike, por është tepër me rëndësi që ky funksion të ushtrohet në funksion të detyrave kushtetuese për me qenë person unifikues. Ajo që mund të them është, secili president apo secilin zyrtar të lartë politik kur e kthejmë kokën prapa dhe e vlerësojmë, e vlerësojmë për cilësinë e punës dhe konsultimin që ka pasur ai apo ajo. Cilësia është shumë e rëndësishme, mos me rënë në ndikim politik. Shkarkimi i ambasadorëve dhe emërimi i njerëzve të lidhur me shumicën parlamentare është një njollë e zezë në politikën e jashtme të kësaj shumice parlamentare”, tha Tahiri.

Të ngjashme