Kandidati për Kryetar të Komunës së Podujevës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri njëherit edhe Shef i Grupit Parlamentar ka shpalosur sot
programin e tij për komunën.
Tahiri ka shpalosur programin e tij për katër vitet e ardhshme në prani të një numri të madh të mbështetësve të tij në Podujevë.
Ai ka treguar planet e tij dhe punën në të cilën po përkushtohet të kryej për secilin vend të Llapit.
Tahiri tha se sipas vlerësimit të tij Llapi i ka tri epoka e që janë shumë të rëndësishme.
“Epoka e parë ka qenë menjëherë pas luftës që të gjithë këmi hy dhe jemi angazhu që të bëjmë rindërtimin për shkak se ka qenë vend i kallt, ka qenë vend i djegt edhe për disa vite rresht mendoj që e kemi bërë një punë të mirë edhe e kemi bërë një angazhim të mirë në rindërtimin e qytetit tonë.”
“Etapa e dytë është etapa e cila lidhet drejtpërdrejtë me investimet në infrastrukturë, ajo që dua të them është se në aspektin infrastrukturor ne kemi pas tri rrugë, Podujevë – Kërpimeh, Podujevë – Dumnicë edhe rrugën e cila ka shku për Prishtinë edhe Orllan, gjitha rrugët tjera kanë qenë lloq, andaj une nuk mundem me thanë që nuk është punuar asgjë, duhet thënë se infrasturktura nëpër fshatëra prej nga vij edhe une, ku ka lind babi im janë rrugë dhe është infrastrukturë e cila po ju përgjigjet nevojave të qytetarëve”.
Tahiri më tej tha se ai dhe ekipi i tij janë duke bërë punë e kërkime se si ta bëjnë atë vend të qëndrueshëm.
“Etapa e tretë për këtë qytet është jetike, është etapa e cila duhet të prodhojë zhvillim të qëndrueshëm, duhet të krijoj punësim për të rinjë dhe gra, duhet që të krijoj kushtë për invetime të huaja, e mbi të gjitha duhet ta bëjmë Podujevën vend që edhe ata që janë në Podujevë dhe që nuk janë në Podujevë të vijnë e të investojnë në Podujevë por mbi të gjitha për investitorët e huaj dhe për diasporën, që të shfrytëzojmë kapacitetin që na e ka dhënë Zoti, e kapaciteti nuk është vetëm natyra por jeni edhe ju, jeni njerëzit e Llapit. Njerëzit e Llapit, dekadë mbas dekade, gjeneratë mbas gjenerate, për këtë vend, për këtë komb ka dhënë”.
Tahiri tha se ka shumë gjëra për të thënë e shumë njerëz që mund të flasin për të kaluarën, por që ai sonte nuk ishte aty për të folur për këtë por për të prezantuar të ardhmen e Llapit.
Dhe kështu para të gjithëve Tahiri shpalosi programin e tij me përpikmëri për të gjitha vendet e përfshira në Llap dhe punën e investimet të cilat mendohet të bëhen gjatë qeverisjes se Aleancës në këtë komunë.
Po ashtu për fund Tahiri ka prezantuar të gjithë kandidatët për Asamble Komunale duke vënë në pah, profesionalizmin e tyre në drejtime të ndryshme e që do i duhen Llapit si përfaqësues të të rinjëve dhe grave të këtij vendi.