Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se sot në rendë të ditës ka qenë e paraparë që të propozohet një rezolutë për shkarkimin e ministres së Industrisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, raporton Ekonomia Online.
Tahiri ka thënë se shkak i kërkesës për dorëheqje janë të shumta. Ai ka përmendur dënimin e ministres Hajdari për mosdeklarim të pasurisë, promovimin e Kosovës si vend i lindjes së manastireve e shumë të tjera.
“Sot në rendë të ditës ka qenë e planifikume që të kemi propozimin e një rezolutë që kërkon shkarkimin e ministres së Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë. Tashmë më një ministre e tillë është përballur me shumë skandale, me skandalin e rezervave të grurit, me skandalin e keq menaxhimit të brendshëm, me skandalin e promovimit të Kosovës si vend i lindjes së manastireve të brendshme. Është e dënuar për mos deklarimin e pasurisë. Ne kurrsesi nuk do të heqim dorë nga kjo çështje”, tha ai.