Tahiri: Takimi dje në Uashington ka rëndësi të madhe strategjike për Kosovën

Prishtinë | 27 Kor 2022 | 11:25 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryenegociatorja kosovare në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, e ka vlerësuar lart takimin e liderëve kosovarë me Sekretarin amerikan të Shtetit.

Ajo tha se një takim i tillë, si ky dje në Departamentin Ameriakn të Shtetit, ka rëndësi strategjike për Kosovën.

“Takimi i nivelit të lartë në ShBA në mes të delegacionit kosovar dhe Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken dje në Washington ka rëndësi të madhe strategjike për Kosovën. Aleanca me ShBA-në është jetike dhe si e tillë duhet të ruhet dhe zhvillohet në vazhdimësi”, ka shkruar Tahiri në Twitter.

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti mbrëmë, sipas kohës sonë lokale, janë pritur nga sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Të ngjashme