Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri ka vendosur kurora me lule te shtatorja e Heroit Zahir Pajaziti në Prishtinë.
Nga aty, Tahiri ka thënë se si Qeveri duhet t’i nderojmë heronjtë e Kosovës.
“Jemi këtu së bashku me babain e heroit të kombit Ilir Konushevcit, bëme homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, ku në mëngjes ishim te varri i Heroit në Orllan. Porositë janë të thjeshta. Zahiri bashkë me bashkëluftëtarë kanë qenë jo vetëm frymëzim mirëpo vizionar dhe simbol i trimërisë në vendin tonë. Vepra e tij do të mbetët e gravuar jo vetëm në librat por edhe në kujtesën e secilit”, ka thënë ai.
“Sot jam këtu se si gjeneratë dhe Qeveri e Kosovës, e kemi për obligim ta nderojmë, respektojmë dhe mbi të gjitha të frymëzohemi nga jeta dhe vepra e Heroit Zahiri Pajaziti dhe gjithë luftëtarëve tjerë”, ka thënë ndër të tjerash Tahiri.
Bashkë me Tahirin ka qenë edhe Halit Konushevci, babai i Heroit të Kosovës, Ilir Konushevci,