Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherit këngëtari i njohur, Labinot Tahiri-Labi, e ka uruar Vjosa Osmanin për marrjen e detyrës së re.
Zgjedhjen e saj si presidente të vendit, Tahiri e ka parë për shkak të bërjes së veprave të mira dhe dashurisë për vendin.
Teksa ka thënë se varri i ish-presidentit Rugova duhet vizituar dhe me ia pa hajrin.
Postimi i tij i plotë:
Ja çka do të thonë veprat e mira dhe fjala e mirë, e mbi të gjitha ta duash vendin pa asnje interes.
Të gjithë në rrugën e RUGOVËS, duke i shkuar edhe te varri, duke u rritur dhe duke ia pa hajrin edhe pse sështë presidenti historik fizikisht në mesin tonë!
Me ketë dua te them , se edhe Vjosa Osmani ndjek rrugën e IBRAHIM RUGOVËS!
Urime presindete e nderuar postin më të veqant të shtetit tonē.
Ju jeni një imazh i çmuar që sot dhe dje , i ke bërē ; nënat, nuset e bijat tona të ndjehën tē fuqishme duke i luftuar me ju se bashku padrejtesitë që i’u janë berë vajzave shqiptare , e veqanerisht ato motra ku presin drejtesi tē cilat përjetuan tmerret nga lufta e fundit nē Kosovë!
Urime shqiptarë dhe REPUBLIKA E KOSOVËS.
Urime kryeministër Albin Kurti!
Me respekt, Labinot Tahiri, Kosovë e Shqipërisë.