Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se situata në Kosovë është shumë më e komplikuar e problematike, sesa po trajtohet nga Qeveria e Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Në një konferencë për medie, shefi i deputetëve të AAK-së, ka thënë se Qeveria do duhej që të krijonte lehtësira në përballje me rritjen e çmimeve në Kosovë.
Derisa ka folur për rritjen e çmimeve të derivateve, Tahiri ka kërkuar që të hiqet përkohësisht akciza.
“Qytetari i Kosovës sot është duke u përballur me siguru ekzistencën e vet. Qytetari që kanë pas të hyra mesatare janë kthyer e janë bërë të varfër ndërsa të varfrit janë duke kërkuar të ikin nga Kosova. Artikujt ushqimore mielli, vaji, kripa, e deri rryma, derivatet janë rritur”, tha Tahiri.
“Qeveria e Kosovës t’i merr disa vendime që ne dëshirojmë t’i sugjerojmë si masa të shpejta. Qeveria në vend se të merret me vendimin për ligjin e pagave ata po i rrisim çmimet. Në vend se të liroj çmimin e derivateve përmes akcizës ata po e pasurojnë buxhetin e tyre. Qeveria nuk po merr asnjë masë nga paralajmërimet qe po i merr nga shoqatat qe merren me përpunimin e grurit”, ka thënë Tahiri.
Tahiri ka prezantuar pesë sugjerime për Qeverinë Kurti.
“Kërkojmë që ligjin e pagave ose të na tregojnë që nuk mund ta sjellin në mars, e të shtyjnë për disa javë dhe në mungesë të saj kërkojmë që me vendim të qeverisë zyrtarëve publik t’ju bëhet një shtesë e cila bëhet me një ndarje të njëhershme me vendim të qeverisë”.
“Kërkojmë që përkohësisht te largohet akciza. Na jem për mos me lëviz në aspektin fiskal mirëpo largimi i përkohshëm i akcizës nuk ja hek barrën qytetarin”.
“Kërkojmë që subvencionimi nga ministria e Bujqësisë të bëhet me masa emergjente se nuk është situatë e zakonshme”.
“Paga minimale të dashur qytetar është 130 deri 170 euro, a e dini sa herë është fol. Një vendim për pagën minimale duhet të ndodh menjëherë”.
“Ka të bëjë me energjinë elektrike, kur i kemi thënë qeverisë që ngritja e çmimit të energjisë do të shkaktoj rritje të çmimeve në mënyre zingjirore thoshin rryma është më e lira në Evropë e në Kosovë”.
“Si dhe të këtë veprim për shkak se pritet të ketë kërkesa dhe kriza më të mëdha në aspektin energjetik”, ka thënë Tahiri.