Tahiri thërret VV-në, mos e faktorizoni Listën Serbe

Prishtinë | 20 Mar 2018 | 22:59 | Nga

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri u ka bërë thirrje deputetëve të Vetëvendosjes që të votojnë demarkacionin me Malin e Zi. Në këtë mënyrë sipas tij do t’i ikej kushtëzimit nga Lista Serbe.

“Mendoj se duhet të reflektojë Vetëvendosja dhe ky grupi tjetër që të mos varemi nga Lista Serbe”, tha Tahiri në seancën e Kuvendit. Ai se vota e tij është pro demarkacionit vetëm nëse nuk ka kushtëzime nga Lista Serbe.

“Po i them kryeministrit nëse rastësisht varemi prej Listës Serbe unë nuk e votoj demarkacionin”, tha ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme