Prishtina nga mbrëmë është në karantinë si pasojë e pandemisë me Coronavirusi, por që një numër i bizneseve po vazhdojnë të punojnë përkundër kësaj gjendje.
Me vendim të organeve kompetente bizneset që punojnë janë të obliguara të punojnë në bazë të masave të ndërruara.
Drejtori i Inspektoratit, Adonis Tahiri, në një intervistë për Ekonomia Online ka treguar se deri tani bizneset po i respektojnë masat e ndërruara dhe nuk kanë shqiptuar asnjë gjobë.
‘’Ne jemi vazhdimisht me ekipe kujdestare pavarësisht që është dashur edhe ne ta reduktojmë stafin mirëpo inspektorët që punojnë janë për 12 orë në punë dhe punojnë me rotacion në mënyrë që të mos u njihet të njëjtëve çdo ditë të dalin në teren”.
“Vendimet tona po respektohen deri tash shumë mirë dhe në secilin rast që kemi qenë si inspektor kemi verifikuar nëse po i dezinfektojnë karrocat dhe shportat, nëse po kujdesen për distancën sidomos afër arkës’’.
Tahiri ka treguar se inspektorët po kujdesen edhe nëse stafi i marketeve dhe bizneseve që punojnë janë të pajisur me maska dhe dorëza, raporton EO.
“Gjithashtu është obligim i joni që të kujdesemi të mbikëqyrim nëse stafi i këtyre marketeve që punojnë dhe i bizneseve bartin për vete masa mbrojtëse siç janë dorëzat dhe maskat. Deri tash sipas raportimeve të inspektorëve nga terreni gjithçka është duke shkuar shumë mirë”, u shpreh ai për EO.
Tahiri ka thënë se gjobat ngritur vetëdijen e pronarëve, duke thënë se nuk do t’i tolerojnë personat që t’i shkelin këto masa.
“Në fakt jo mbase vet publikimi i gjobave ka ngritur vetëdijen e pronarëve të këtyre bizneseve dhe janë duke u kujdesur më shumë për këto pika në mënyrë që maksimalisht ta shmangim gjobën, mirëpo tashmë nuk kemi kohë për vërejtje për diskutim dhe në rastin e parë që e hasim ose po i shkelin këto urdhëresa do të shqiptohen menjëherë masa”, ka thënë ai.