Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se kjo parti nuk e ka diskutuar dhe as nuk po e diskuton çështjen e pozitës së presidentit pas dorëheqjes së Hashim Thaçit, raporton Ekonomia Online.
Ai i pyetur në konferncë për medie për propozimin e Haradinajt që PDK-ja ta votojë atë për president, ndërsa AAK-ja do t’i garantonte votat PDK-së për ndonjë pozitë të tillë, ai ka thënë se nuk është disktuar për këtë propozim.
“Kjo nuk është temë politike, nuk është duke u diskutuar, as nuk është diskutu.”, tha ai.
Kujtojmë se ish-presidenti Hashim Thaçi dha dorëheqje nga pozita e tij pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale.
Këtë detyrë, aktualisht po e mban Vjosa Osmani si kryeparlamentare e Kuvendit të Kosovës.