Tahiri: Vendimi i ZRrE-së është në kundërshtim me interesat e qytetarëve

Prishtinë | 08 Shk 2022 | 11:56 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i grupit të deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se vendimi i Bordit të ZRRE-së për rritje të faturave të energjisë, është në kundërshtim me interesat e qytetarëve, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se ka një sinkronizim ndërmjet Qeverisë dhe Kuvendit për ngritje të faturave të energjisë.

“Ajo çka duhet të thuhet është që vendimi i ZRRE-së është në kundërshtim me interesat e qytetarëve. Ky shtrenjtim do të ndikojë në përkeqësimin e situatës sociale për qytetarë që do të duhej të ishte alarm për Albin Kurtin. E para ne si grup mbështesim edhe debatin dhe miratimin e një rezolute që i kërkojmë revokimin e këtij vendimi. Ajo çka kemi parë kemi është sinkronizim mes Parlamentit dhe Qeverisë për ngritje të energjisë. Si kuvend mundemi ta revokojmë këtë vendim”, tha Tahiri.

“Do të ketë një rritje zinxhirore të çmimeve. Ne e mbështesim debatin dhe miratimin e rezolutës përmes së cilës kërkohet edhe revokimi i këtij vendimi”, ka thënë ai.

Të ngjashme