Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC) me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Zjarrfikësve Shpëtues ka shkruar se Zjarrëfikësit krahas punës profesionale që bëjnë kanë edhe një profesion krejtësishtë humanë dhe janë gjithmonë në shërbim të sigurisë së qytetarëve dhe mbrojtjes së pronave të tyre, e që në mbarë botën vlerësohet dhe çmohet, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Sot është 4 Maji – Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve Shpëtues.
Është ditë e krenarisë, për këtë kategori të punëtorëve, që krahas punës profesionale që bëjnë kanë edhe një profesion krejtësishtë humanë, dhe janë gjithmonë në shërbim të sigurisë së qytetarëve dhe mbrojtjes së pronave të tyre, e që në mbarë botën vlerësohet dhe çmohet.
Shërbimi i Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në Kosovë, ka mbetur për vite të tëra jo vetëm i anashkaluar, por fatkeqësisht i patrajtuar as profesionalisht, as teknikisht, as ligjërisht.
Duke vlerësuar lartë punën e këtijë shërbimi, edhe në këtë kohë pandemie, në luftë kundër virusit COVID 19, duhet që të gjithë së bashku të angazhohemi dhe punojmë pa ndërprerë, në mënyrë që trajtimi i Zjarrfikësve Shpëtues në të ardhmën, të jetë i dinjitetshëm dhe i drejtë.
Urime 4 Maji për gjithë Zjarrfikësit Shpëtues të Kosovës.