Kryetari i Vushtrrisë, kandidat i LDK-së për kryetar komune, Xhafer Tahir në vazhdën e takimeve me bizneset vushtrriase, ka vizituar Timber Home, një biznes i ri e i sukseshëm.
Tahiri me këtë rast ka thënë se do të jetë gjithmonë afër bizneseve që krijojnë vende të reja të punës për çdo lehtësim e kërkesë që ata kanë duke u shprehur i lumtur që ky biznes i ri është përkrahur nga Komuna duke i dhënë hapsirë në Zonën Ekonomike në Lumadh.
Postimi i plotë i Tahirit:
Kam vizituar sot Timber Home, biznes i ri e i sukseshëm në Vushtrri. Jam i lumtur që ky biznes i ri është përkrahur nga Komuna duke i dhënë hapsirë në Zonën Ekonomike në Lumadh.Vushtrria po zhvillohet, bizneset po përparojnë e po modernizohen duke ofruar punësim e zhvillim.Komuna dhe unë do të jemi afër bizneseve që krijojnë vende të reja të punës për çdo lehtësim e kërkesë që ata kanë.#4 + #vushtrri