Artistja me famë botërore Rita Ora ka befasuar me vizitën e saj të papritur në Prishtinë.
Ylli shqiptar me renome ndërkombëtare mbërriti dje (e diel) në Kosovë e shoqëruar nga bashkëshorti Taika Waititi dhe familja e saj.
Arsye e vizitës së Ritës ishte festimi i ditëlindjes së saj të 33-të në vendlindje, ndërsa për partnerin e saj kjo është hera e parë që vjen në Kosovë.
Gjatë ditës, çifti i famshëm u pritën në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ku regjisori nga Zelanda e Re ndau përshtypjet e para për vendin.
”Është hera ime e parë këtu dhe jam i nderuar që vij të vizitoj atdheun e gruas time. Qëndrimi dhe energjia këtu shumë e ngjashme me njerëzit nga unë jam, kështu që ndihem si në shtëpi tashmë”, ka thënë Taika.