Tailanda ka aprovuar një ligj të ri për të ndaluar pirjen e duhanit në plazhet më të njohura.
Ata që kapen duke e shkelur ligjin do të përballen deri në një vit burg.
Masa do të zbatohet në 20 plazhe që përfshijnë destinacionin turistik popullor Phuket.
Vendimi u mor pasi Departamenti i Burimeve Bregdetare të vendit kishte gjetur dhjetëra mijëra bishta të cigareve që kishin mbetur të hedhura në rërë.