Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa gjatë ditës së sotme ka takuar kryetarin e Lidhjes së Bletarëve të Kosovës, Sylejman Zogjani dhe nënkryetarin, Zymber Bajraktari për të diskutuar rreth tejkalimit të sfidave dhe thellimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit në mes të Ministrisë dhe Lidhjes së Bletarëve.
Ministri Mustafa, duke e ditur rëndësinë e bletarisë në bujqësi dhe në veçanti, në prodhimin e ushqimit për familjet tona, ka theksuar se do të vazhdoj angazhimin e tij për përkrahje në mënyrë që sektori i bletarisë të fuqizohet edhe më tej.
Në anën tjetër, Kryetari Zogjani ka shpalosur sfidat e sektorit të bletarisë si dhe ka falënderuar ministrin Mustafa për gatishmërinë e tij për bashkëpunim dhe mbështetje.