Takim mes kryetarit të Sindikatës së Policisë dhe Ministrit të Punëve të Brendshme, temë diskutimi edhe ligji për paga

Prishtinë | 20 Dhj 2021 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Sot me 20.12.2021, Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, z. Imer Zeqiri dhe Nënkryetari z. Avdi Hoti u takuan me Ministrin e Punëve të Brendshme z. Xhelal Sveçla.

Përfaqësuesit e Sindikatës, në këtë takim kanë shtruar shumë çështje me interes për Policinë e Kosovës, ku është diskutuar edhe për tri çështjet më kryesore si ‘Ligji për paga’, ‘Ligji për sigurimin shëndetësor’ dhe ‘Ligji për pensionim të parakohshëm’.

Z. Zeqiri ka njoftuar ministrin, Xhelal Sveçla për gjitha angazhimet që është duke punuar Sindikata e PK-së në bashkepunim me menaxhmentin e PK-së, që nga kjo Ministri të bëj perpjekje për të realizuar sa më parë kërkesat e Sindikatës së PK-së, duke përfshirë përmirësimin e kushteve të punës, e sidomos për ngritjen e shqetësimit që tash e 20 vite, Policia e Kosoves ende nuk i gëzon ‘Ligjin për sigurimin shëndetësor’ dhe ‘Ligji për pensionim të parakohshëm’.


Delegacioni i Sindikatës së PK-së është shprehur i gatshëm që të vazhdojë me angazhimet e përbashkëta në shërbim të ngritjes së cilësisë për Policinë e Kosovës, përmes Ministrisë se Punëve të Brendshme, konkretisht nga z, Svelca që këto ligje të proceduhen sa më parë në qeveri.

Ministri z. Sveçla është pajtuar që bashkërisht me Sindikatën e PK-së të vazhdojnë përpjekjet për zgjidhjen e këtyre kërkesave sa më parë.

Gjithashtu, në këtë takim u diskutua edhe për sfidat që ballafaqohen çdo ditë zyrtaret policorë dhe kushtet e tyre në punë.

Duke e vlerësuar  si përmbajtjesor këtë takim,  Delegacioni i Sindikatës së PK-së do t’i drejtohet me një kërkesë të veçantë, Ministrit të Punëve të Brendshme z. Xhelal Sveçla për një shtesë për punën e kryer gjatë vitit, e sidomos për angazhim të shtuar në lidhje me pandeminë ‘COVID- 19’ për të gjithë zyrtaret policor dhe atyre të stafit civil të PK-së.

Të ngjashme