Takimet e Osmanit me liderët e huaj – Sadiku: Presidentja t’i tregojë botës për sulmin e Serbisë në veri

Prishtinë | 10 Tet 2023 | 07:55 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pjesëmarrjen e presidentes Vjosa Osmani, në konferenca ndërkombëtare e Samite po vlerësohen si të rëndësishme nga njohësi i çështjeve politike, Arbnor Sadiku. Ai i tha Ekonomia Online se në këto ngjarje po zhvillohen edhe takime me lider botëror të cilët po njoftohen nga e para e shtetit me ngjarjet e fundit të ndodhura në veri.

Sipas tij, pjesëmarrja e presidentes në këto ngjaje duhet që të shfrytëzohet për t’i treguar botës për sulmin terrorist që ka ndodhur në veri të Kosovës dhe të vërtetën e këtij sulmi që sipas tij, është mbështetur nga Serbia.

“Pjesëmarrja e Presidentes së Kosovës në disa prej konferencave ndërkombëtare, eventeve e samiteve të organizuar nga Unioni Evropian, nënkupton që Kosova prezanton politiken e vetë të brendshme në raportet ndërkombëtare. Prezanton interesat e Kosovës, prezantohet realiteti i ri politikë sidomos pas sulmeve terroriste që kanë ndodhur në Kosovë nga Serbia. I ndihmojnë Kosovës që të tregoj të vërtetën e asaj rreth ngjarjeve, ndikimeve që ka pasur sulmi terrorist mbi Kosovën dhe në përgjithësi në destabilizimin e rajonit të Ballkanit Perëndimorë”.

“Këto janë takime të një rëndësie kruciale për faktin që Kosova e ka domosdoshëm që përveç këtyre takimeve edhe pjesëmarrjen e saj në konferenca ndërkombëtare nga presidentja e vendit, kryeministrin dhe ministres së Punëve të Jashtme, që një far forme ti tregojnë botës se çfarë ka ndodhur së fundi në Kosovë”, tha ai.

Ai shtoi se të gjithë të dyshuarit për sulmin terrorist duhet që të ekstradohen në Kosovë dhe sipas tij, pa sanksionimin e Serbisë nuk është e rrugës që Kosova ta vazhdoj dialogun, raporton EO. 

“Duhet të kërkohet që gjithë akterët që kanë marr pjesë në krimet në Kosovë në krye me Radojiçiqin të ekstradohen në Kosovë, pasi që ata janë qytetar të Kosovës. Pa u marr një dëmin për këtë dhe pa marrjen e masave nga unioni ndaj Serbisë nuk është e rrugës që të kthehet në dialog”, tha ai.

Të hënën presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të homologun e saj kroat, Zoran Milanoviq ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Kroaci.

Të ngjashme