Takimet e presidentit Hashim Thaçi me liderët e partive politike do të mbahen pa prezencën e medieve, për shkak të gjendjes së krijuar pas përhapjes së Coronavirusit.
Zyra për Medie ka njoftuar se pamjet dhe fotografitë gjatë takimit do tu përcillen medieve.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar gazetarë,
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot pret në takime të ndara konsultative kryetarët e tri subjekteve më të mëdha politike.
Në orën 10:00, presidenti Thaçi e pret në takim konsultativ Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurtin.
Në orën 10:30, presidenti Thaçi e pret në takim konsultativ Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën.
Në orën 11:00, presidenti Thaçi e pret në takim konsultativ Kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin.
Si rrjedhojë e masave të ndërmarra kundër virusit COVID19 dhe rekomandimeve të personelit shëndetësor për ta ulur rrezikun, për shkak të hapësirës së papërshtatshme për dhjetëra gazetarë, fotografë e kameramanë në Zyrën e Presidentit, Departamenti i Informacionit dhe Komunikimit me Publikun do të përkujdesët që mediave t’ua dërgojë pamjet vizuale dhe fotografitë e këtyre takimeve.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!