Takimi Escobar-Lajçak, Hill: S’kemi qenë kurrë më afër për të ardhmen europiane të Serbisë

Prishtinë | 21 Sht 2022 | 16:33 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher R. Hill, i është gëzuar takimit të bashkëkombësit të tij, emisarit Gabriel Escobar dhe atij të Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak, të cilët u takuan në Neë York, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Hill tha se SHBA dhe BE asnjëherë më parë s’kanë qenë më afër për Serbinë europiane.

“SHBA dhe BE s’ka qenë kurrë më afër dhe ne të gjithë ndajmë të njëjtin vizion për të ardhmen europiane të Serbisë. Do ta arrijmë këtë”.

Për atë që po ndodh tani, Hill citoi emisarin Escobarin, duke përdorur shkurtesën e emrit të tij.

“Për tani, siç preferon Gabi të thotë, puna vazhdon”.

Për takimin e dyshes më të angazhuar në dialogun Kosovë-Serbi njoftoi vetë Lajçak, i cili tha se ka shumë për të folur me “Gabin”.

“Është gjithmonë mirë që të krahasoj shënimet me shokun tim të mirë dhe kolegun, zëvendessekretarin amerikan, Gabe Escobar. Mirënjohës për bashkëpunimin e BE-së dhe SHBA-së. Kemi shumë për të folur”.

Të ngjashme