Takimi i Abraham Hamadeh me Maqedonci: Rëndësia e aleancës dhe paqja përmes forcës

| 16 Jan 2025 | 19:07 | Nga

Abraham Hamadeh, oficer i inteligjencës së Ushtrisë Amerikane, është takuar me ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, shkruan Ekonomia Online.

Hamadeh theksoi rëndësinë e aleancës mes SHBA-së dhe Kosovës, duke theksuar se 450 ushtarë amerikanë janë të stacionuar në Kosovë.

Ai shprehu besimin se paqja do të kthehet në rajon përmes forcave të bashkëpunimit. “Amerika e para, tani dhe përgjithmonë,” shtoi ai.

“Mikpritje dhe takim i shkëlqyeshëm me aleatët tanë kosovarë, përfshirë Ministrin e Mbrojtjes dhe Komandantin e FSK-së. Ne kemi 450 ushtarë tanë trima të stacionuar në Kosovë. Paqja përmes Forcës po kthehet brenda pak ditësh. Amerika e para, tani dhe përgjithmonë”, ka shkruar ai.

Të ngjashme