Në faqen zyrtare të Këshillit të Bashkimit Evropian, sipas agjendës së publikuar, planifikohet që përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, të flasë në konferencë për media në orën 15:00.
Kjo konferencë planifikohet të mbahet pas përfundimit të takimit të nivelit të lartë në mes të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic, që ka nisur në mesditë, e të cilat biseda po i ndërmjetësojnë Borell dhe Lajçak.
Në nisjen e takimit, Borell ka thënë se gjatë bisedave që do të zhvillohen sot në Bruksel do të shihet se nëse Kurti dhe Vuçiq janë të gatshëm të marrin përgjegjësi.