Takimi me Albin Kurtin: Tendencat e Pacollit për t’u futur në Qeverinë Kurti

Prishtinë | 21 Nën 2019 | 15:14 | Nga Ekonomia Online

Lideri i AKR-së Behgjet Pacolli, ka zhvilluar takime të fshehta në rezidencen e tij, larg kamerave, me liderin VV-së, Albin Kurti, në mënyrë që të arrij një marrveshje për koalicion me të. E për ta arritur këtë, AKR është duke mendur që të krijoj grupin e vet parlamentat 6+, duke tentur të ‘rrembejë’ disa deputetë nga radhët e minoriteteve, shkruan Gazeta Metro.


Gazeta Metro mëson se AKR’ja është në bisedime me katër deputet nga radhët e minoriteteve, nje rom, një ashakli dhe dy boshnjak. Gjithashtu Gazeta Metro ka marre vesh nga burimet e saja, se lideri i AKR’së Behgjet Pacolli është takur në rezidencen e tij me liderin e VV’së Albin Kurtin për arritjen e një koalicioni qe do t’ia bënte Kurtit shumë më të lehtë krijimin e Qeverisë të cilit i duhen edhe tre deputet.

Në mënyrë që të arrihet kjy plan, AKR është duke tentuar që të krijojë Grupin e vetë parlamentar me 6 deputetë, ku siç merr vesh Gazeta Metro, është në bisedime me katër deputetë nga miniritetet. Nga koalicioni AKR-NISMA-PD, partisë së Pacollit do t’i takojnë dy deputetë, ku së bashku me katër deputetët e minoriteteve do të krijonte Grupin Parlamentar 6+, që më pastaj të hyjë në koalicion me VV’në.

E një koalicion të mundshëm në mes të VV’së dhe AKR’së nuk e kanë mohuar zyrtarë nga partia e Pacollit. Ata kanë thënë se në momentin që të certifikohen zgjedhjet çdo bisedim me Vetëvendosjen është i mirëseardhur. Ndonëse ka kaluar më shumë se një muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve, ende po vazhdon procesi i rinumërimit të votave. Me numërimin e parë të votave nga KQZ’ja, koalicioni Nisma-AKR-PD mbeti nën prag. Pas ankesës së Nisma’s në Gjykatën Supreme për anulimin e votave të ardhura nga Serbia, ankesë e cila u aprovua, ky koalicion e kaloi pragun, mirëpo për shkak të rinumërimit, ky rezultat ende nuk është zyrtar.

VV’ja, pas rezultateve të para, me vendimin e ri do të ketë 29 deputetë . E LDK-ja do të ketë 28 deputetë, e nese i shtojmë dhe AKR’në me 6 deputete, Qeveria e ardhshme s’do ta ketë probleme për numra. Vlenë të theksohet se ditë me parë VV’se iu eshte bashkangjitur nje deputet egjiptjan, gjithse kolicioni VV-LDK do ti kenin 58, duke ju nevoitur edhe tri vota.

Të ngjashme