Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri ka folur rreth takimit të sotëm që patën me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe atë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ku u diskutua për zbatimin e masave ndaj koronavirusit.
Ai shkruan në Facebook se vetëm me një bashkëpunim të tillë mund të ndalim rritjen e rasteve me COVID-19
“Rastet tashmë kanë filluar të kenë një rënie, mirëpo duhet të jemi të përkushtuar plotësisht që të zbatojmë edhe masat që janë miratuar nga Qeveria e Kosovës. Pjesëmarrja e kryetarëve në këtë takim sot u shndërrua në temë dite, por binduni që shëndeti i qytetarëve është mbi secilën temë tjetër”.
“Po shfrytëzoj këtë moment të ju kërkoj përsëri për të mbajtur maskën, distancën dhe për të respektuar në plotni masat AntiCovid”, shkruan ai