Në edicionin e së premtes, emisioni Drejtësia në Kosovë ka denoncuar skandalin e radhës në prokurorinë e shtetit. Publikimi i detajeve për dreka misterioze e prokurorit Visar Musa me të akuzuarin Raif Ramaj kanë qenë tema e këtij emisioni.
Në një rrëfim ekskluziv, i dëmtuari Afrim Matoshi nga Ferizaj ka treguar për faktet e tij të cilat dëshmojë prokurori nga Ferizaj Visar Musaj ka drekuar me të akuzuarin Raif Ramaj.
Dëshmia e Matoshit ka ngjallur dyshime rreth mundësisë që prokurori ka shkelur rregullat etike kur u fotografua duke drekuar me një të akuzuar. Matoshi ka prezantuar edhe një fotografi e cila dëshmon këtë takim.
“Ka drekuar me të akuzuarin, e kam edhe foton të cilën e kam dëshmi”, ka rrëfyer Matoshi.
Ai ka treguar se dreka e prokurorit me të akuzuarin ishte organizuar vetëm 24 orë pasi ai ishte pjesë e procesit gjyqësor ku i akuzuar ishte Raif Rama.
Emisioni Drejtësia në Kosovë raportoi për takimet të cilat prokurori Visar Musa i kishte me të akuzuarin Raif Rama vetëm një ditë pasi të njëjtin e akuzoi për kanosje. Takimi misterioz ishte mbajtur në njërin nga restorantet e Ferizajt ndërsa pjesë e takimit ishte edhe gjykatësi nga Shtërpca, Adem Shabani.
Në deklaratën e tij Visar Musa kishte pranuar takimin por ka pretenduar se nuk e dinte se po takohej me të akuzuarin. Vetë prokurori e ka cilësuar si jo etike sjelljen e tij gjatë takimit me të akuzuarin.
Takimi është konfirmuar edhe nga gjykatësi Adem Shabani. Ai në një intervistë ka pranuar takimin me të akuzuarin por është arsyetuar se të akuzuarin e ka të afërm dhe qëllimi i takimit nuk ishte të ndikohej në prokurorin i cili po e hetonte të akuzuarin.