Sonte në Bruksel do të zhvillohet takimi i radhës i dialogut politik mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
Në takim do të marrin pjesë kryeministrat e dy vendeve, po ashtu edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi.
Ky dialogu pritet të vazhdojë në orën 19:45, bëjnë të ditura burimet e Telegrafit.
Temë diskutimi do të jetë themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe zotimi i dy palëve për zbatimin e marrëveshjeve të arritura më herët.
Ndërkaq, ky takim zhvillohet në një periudhë kur situata e sigurisë dhe ajo politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është e tensionuar.
Takimi i fundit në mes liderëve ishte një javë më parë, përkatësisht më 24 janar.