Avokati Besnik Berisha, ka thënë se nuk ka pasur asnjë takim në mes zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Lëvizjes Vetëvendosje në shtëpinë e Isa Mustafës në Prapashticë.
“Sa lehtë i besojmë lajmet “ekskluzive” në këtë vendin tonë, ani pse shumë nga këto janë veç hamendesime, madje nganjëherë edhe trillime”.
“I tillë është edhe ai për takimin në të ashtuquajturin ” Ranch”, në mes të VV-së dhe LDK-së”, ka shkruar Berisa në rrjetin social Facebook.