Ministri i Financave Bisnik Bislimi është takuar me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozin, raporton Ekonomia Online.
Ministri Bislimi tha se masat nuk kanë të bëjnë me lëvizjen e mallrave Kosovë-Shqipëri.
“Sot pata kënaqësinë ta pres në takim një mik i madh i Kosovës. Ndoshta rrethana nuk janë të mira dhe folëm për tema të zakonshme dhe puna e madhe që na pret që Kosova të ketë një terminal në Durrës po ashtu folëm edhe për mundësinë e tregimit në zonat kufitare”.
“Po ashtu edhe marrja e masave për parandalimin e Coronavirusit dhe duam t’i sigurojmë palë që dy vendet janë duke marr masat dhe këto mas kanë të bëjnë me lëvizjen e individëve dhe nuk ka asnjë kufizim për lëvizjen e mallrave Kosovë-Shqipëri”.
Edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemajl Minxhozi, tha se pavarësisht situatës nuk do të ketë asnjë pengesë për qarkullimin e mallrave ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
“Nuk lëmë pa cekur edhe çështjen e qarkullimit të mallrave ndërmjet Kosovës e Shqipërisë dhe nuk do të ketë asnjë pengesë pavarësisht situatës së rëndë që ekziston”.
“Ka pas një shqetësim nga bizneset në Kosovë dhe puna do të vazhdojë normalisht dhe gjetëm një mirëkuptim me ministrin dhe urojmë që të kapërcejë dhe jemi në kontakt së bashku dy qeveritë dhe dy ministritë e financave që pasojat të kalohen më lehtë”.