Koordinatori për Rini, njëherësh shef i Task-Forcës kundër drogës, Avdullah Hasani, ka takuar drejtorin e Përgjithshëm të Autoritetit Civil të Kosovës, Eset Berishën, raporton EkonomiaOnline.
Temë diskutimi mes Hasanit dhe Berishës, ishte mundësia e parandalimit të trafikimit të narkotikëve përmes hapësirës ajrore në Kosovë.
“Kënaqësi të takoja Drejtorin e Përgjithshëm të Autoritetit të Aviacionit Civil të Republikës së Kosovës Eset Berisha, ku biseduam për mundësinë e trafikimit të narkotikëve përmes hapësirës ajrore të Republikës së Kosovës. Gjithashtu biseduam edhe për sigurinë në Aviacionin Civil përmes mjeteve ajrore me qëllim të parandalimit të aktiviteteve të jashtë ligjshme, me theks të veçantë të narkotikëve”, ka shkruar Hasani në Facebook.