Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka marrë pjesë në Konferencën e 9-të të Bordit Udhëheqës të Zyrës Rajonale për Bashkëpunimin Rinor (RYCO), raporton Ekonomia Online.
Gashi ka thënë se përmes RYCO-s do të eliminohen barrierat që kanë të rinjtë e Ballkanit Perëndimorë ndërkaq ka njoftuar se gjatë kësaj mbledhje nuk mund të merret vendim për shkak se një anëtarë nga Serbia është shkarkuar.
“RYCO është mekanizëm i rëndësishëm për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ka mision fisnik sepse përmes RYCO-s dhe projekteve që zhvillohen di të eliminohen barrierat që kanë të rinjtë e 6 vendeve dhe të gjithë do të jemi të bashkuar”.
“Në cilësinë e kryesuesit të RYCO-s. Për shkak të mungesës se anëtarëve nga Serbia ne nuk mund të marrim vendime sot. Një përfaqësues i shoqërisë civile nga Serbia është shkarkuar dhe ne nuk mund të kemi vendimmarrje. Jemi shumë të zhgënjyer nga kjo që ka ndodhur nga përfaqësues të Serbisë”.
Shefja e Zyrës se BE-së, Natalya Apostolova tha se përmes programeve të RYCO-s do të rritet ekonomia dhe do të krijohen më shumë vende të reja të punës.
“Ne kemi parë zbatimin e suksesshëm zbatimin e projekteve tuaja të para. Dua të ju sjell në mendje që secilën ditë po i afrohemi qëllimit tonë për forcimin e pozitave në Ballkanin Perëndimor. RYCO ka ndihmuar edhe në zgjidhjen e sfida të ndryshme si rritja ekonomike dhe papuënsia. Një ndër prioritetet tona është që ti japim shtytje rinisë në mënyrë që të rritet angazhimi i tyre në Ballkan. Ne duhet të kemi edhe zhvillimin e shoqërisë në Evropë”.
“Në Ballkanin Perëndimor gjeneratat e reja duhet të jenë pjesë e motorit që ka progres. Ne bëjmë shumë programe siç është Erasmus+. Këtë vit ne do ti japim mundësin 360 personave që të studiojnë jashtë vendit dhe të kthehen në Kosovë që ta shfrytëzojnë potencialin e tyre”.
Arianit Jashari anëtar i bordit të RYCO-s tha se duhet të krijohen standarde jashtë politikës.
“RYCO është një shembull rajonal ku të rinjtë janë shembull i përfaqësimit të rinjve. Ne duhet të krijojmë standarde dhe të jemi jashtë politikës”.
Sekretari i Përgjithshëm të RYCO-s, Djuro Blanusa tha se rinia e Ballkanit ka energji pozitive dhe këtë duhet ta shfrytëzojë, raporton EO.
“Ryco ka rezultate konkrete kur vije të bashkëpunimi i Ballkanit Perëndimor. RYCO është dedikuar që të mbështetës bashkëpunimin e personave të rijnë në Ballkan. Rinia e Ballkanit ka energji që ta fuqizoj dhe ta mbaj larg politikës ditore”.