Bordi i Drejtorëve i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) “Gjakova” ka mbajtur mbledhjen e parë, e udhëhequr nga Kryesuesi i Bordit, Robert Lekaj.
Në këtë mbledhje u diskutuan sfidat, të arriturat, zhvillimi i prodhimtarisë së deritanishme si dhe procedurat funksionale me të cilat operon KRU “Gjakova”.
Njoftimi i plotë:
Sot u mbajtë mbledhja e parë e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve në KRU “Gjakova”.
Me prezencën e Kryeshefit Ekzekutiv z.Ismet Ahmeti si dhe menaxhmentit të lartë të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, u zhvillua mbledhja e parë e Bordit të Drejtorëve udhëhequr nga Kryesuesi i Bordit z.Robert Lekaj.
Në takim u diskutuan sfidat, të arriturat, zhvillimi i prodhimtarisë së deritanishme si dhe procedurat funksionale me të cilat operon KRU “Gjakova”.