Taksa, në kundërshtim me frymën e MSA-së

Prishtinë | 02 Pri 2019 | 08:23 | Nga Ekonomia Online

Institucionet kosovare as 3 vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes së parë mes Kosovës dhe BE-së, MSA-së, nuk po i marrin seriozisht obligimet që dalin nga kjo marrëveshje, shkruan gazeta “Zëri”.

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalia Apostolova, ritheksoi dje se taksa doganore 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, e vendosur nga Qeveria e Kosovës, është në kundërshtim të plotë me qëndrimet e Bashkimit Evropian

As tre vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes së parë kontraktuale në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian, Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), institucionet vendore nuk e kanë marrë seriozisht përmbushjen e kritereve që dalin nga kjo kontratë, ku përfshihen reforma të thella në sistemin e drejtësisë, arsim, ekonomi dhe në shumë fusha tjera.

Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA) është marrëveshja e parë kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian në aspektin ekonomik, e cila ka hyrë në fuqi më 1 prill të vitit 2016.

Në trevjetorin e kësaj marrëveshjeje shefja e Zyrës së BE-së, Natalia Apostollova, ka vlerësuar se autoritetet e Kosovës nuk kanë arritur të bëjnë një planifikim të mirëfilltë për shfrytëzimin e fondeve të Bashkimit Evropian dhënë Kosovës, kurse liderët shtetërorë shprehen të kënaqur me arritjet e kësaj marrëveshjeje pavarësisht vështirësive në të cilat kanë hasur institucionet vendore.

Njohësit e integrimeve në anën tjetër thonë që ngecjet që Kosova po shënon në zbatimin e MSA-së janë evidente dhe tejet shqetësuese. Sipas tyre, institucionet kosovare as tre vjet pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje nuk po i marrin seriozisht kriteret që dalin nga kjo kontratë.

Të ngjashme