Vendimi i Albin Kurtit për heqje graduale të taksës është de facto anulim ‘i dekoruar’, kurse reagimi brutal i ambasadorit Grenell tregon se marrëveshja me Serbinë është gati.
Mirëpo, Kosova pa SHBA-të nuk mundet (me siguri ndonjë mendon edhe që mundet).
Prandaj, në vend se t’i humbte disa orë apo ditë për ta hartuar vendimin, Kryeministri ka mundur thjesht të dalë para mediave e të thotë: E anulojmë taksën për shkak se këtë po e kërkon SHBA-ja, pikë.
Po ta donin qytetarët politikën e taksës, zgjedhjet s’do t’i fitonte Albin Kurti, prandaj arsyetimi me përgjegjësinë ndaj votuesve është vetëm kalkulim elektoral, ndërsa premtimi për NDRYSHIMIN kërkon pikërisht të kundërtën.
Burrështetasit nuk kalkulojnë me numër të votave. Të gabosh me Amerikën dhe të jesh mirë me qytetarët nuk shkojnë bashkë.
Unë nuk e dua një Kosovë që del jashtë orbitës strategjike të Perëndimit!