Ekonomia Online
FUNDIT

Taksisti dorëzon kuletën me para të një qytetari në polici

Taksisti dorëzon kuletën me para të një qytetari në polici

Gjatë ditës së djeshme një taksist në Fushë Kosovës ka gjetur një portofol me një shumë të konsiderueshme parash, dhe të njëjtat i ka dorëzuar në stacionin policor. Policia e Kosovës ka thënë për Reporterin se paratë janë gjetur në veturën e taksistit në fjalë. Nga ana e policisë menjëherë është kontaktuar personi, i cili […]

Gjatë ditës së djeshme një taksist në Fushë Kosovës ka gjetur një portofol me një shumë të konsiderueshme parash, dhe të njëjtat i ka dorëzuar në stacionin policor.

Policia e Kosovës ka thënë për Reporterin se paratë janë gjetur në veturën e taksistit në fjalë.

Nga ana e policisë menjëherë është kontaktuar personi, i cili ende nuk ishte në dijeni se i mungonte portofoli dhe i njëjti i është kthyer prapë.

“Më 24.03.2021 rreth orës 23:30 në stacionin policor në Fushë Kosovë, nga një qytetar (taksist) është dërguar një portofol me një shumë të konsiderueshme parash dhe dokumente personale, të cilën taksisiti e kishte gjetë në veturën me të cilën po punonte.

Nga ana e policisë menjëherë është kontaktuar personi, i cili ende nuk ishte në dijeni se i mungonte portofoli.

I njëjti është paraqitur në stacion ku janë kryer të gjitha procedurat e nevojshme rreth pranim dorëzimit të parave dhe dokumenteve.

Falënderojmë të gjithë qytetarët për bashëpunimin e vazhdueshëm me policinë, veçanërisht qytetarin S.B (mashkull), i cili mbrëmë përveç veprimit të cilin e vlersojmë shumë , ndau edhe kohën e tij për rastin”, thuhet në njoftimin e policisë

Të ngjashme