Taksisti godet motoçiklistin në Mitrovicë

| 01 Sht 2019 | 14:04 | Nga

Sot rreth orës 13:30 ka ndodhur një aksident trafiku në Mitrovicë, ku si pasojë lëndime trupore ka marrë një person.

Klan Kosova ka siguruar një video nga vendi i ngjarjes ku mund të vërehet së në aksident është e përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

Sipas dëshmitarëve, motoçiklisti ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për të marrë trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia dhe është duke e hetuar rastin.

https://www.youtube.com/watch?v=dGvsUpZJiiw

Të ngjashme