Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi nis sot një vizitë zyrtare në Kosovë, ku do të takojë përfaqësues të institucioneve dhe subjekteve politike.
Në ora 10:00 Xhaferi do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Të dy kryeparlamentarët do të mbajnë konferencë të përbashkët për media në ora 10:45.
Ndërkaq, në ora 11:00 Xhaferi do të takohet me kryeministrin, Albin Kurti.