Talebanët njoftuan sot qeverinë e përkohshme në Afganistan, që do të drejtohet nga një prej themeluesve të tyre dhe një militant i kërkuar nga FBI që do të mbajë postin e Ministrit të Brendshëm.
Mullah Mohammad Hassan Akhund është emëruar si kryeministër i përkohshëm i Afganistanit. Ai shërbeu si guvernator i provincës Kandahar gjatë sundimit të mëparshëm të talebanëve në vitet 1990.
Sipas agjencisë së lajmeve AFP, Akhund ishte një ndihmës i ngushtë i bashkëthemeluesit të talebanëve Mullah Omar. Një burim taleban i tha agjencisë së lajmeve “Reuters” se Akhund është shumë i respektuar brenda lëvizjes.
Komandanti suprem i talebanëve Hibatullah Akhundzada i kërkoi qeverisë së re që të respektojë rregullat islame dhe ligjin e Sheriatit në Afganistan.