Talebanët premtojnë lirimin e ‘qindra të burgosurve’ për festën e Bajramit

Prishtinë | 20 Gus 2018 | 08:37 | Nga

Kryengritësit në Afganistan kanë premtuar se do t’i lirojnë “qindra të burgosur” pasi që Presidenti afgan, Ashraf Ghani kishte kërkuar një armëpushim midis dy palëve për të shënuar festën e madhe të myslimanëve Eid al-Adha (Kurban Bajramin).

Edhe pse talebanët ende nuk e kanë konfirmuar propozimit e Presidentit Ghani, shkruan Euronews.

Zëdhënësi taleban, Zabihullah Mujahid, ka deklaruar se brenda 24 orëve do t’i lirojnë të burgosurit e tyre, në mënyrë që ata ta ndajnë këtë festë me familjarët e tyre.

”Armëpushimi i kushtëzuar do të fillojë të hënën dhe do të vazhdoj për aq kohë sa talebanët e ruajnë dhe e respektojnë atë”, ka deklaruar presidenti Ghani.

Talebanët dhe qeveria afgane janë të përfshira në konflikt të armatosur qëkur talebanët ranë nga pushteti në vitin 2001.

Të ngjashme