Talebanët vrasin të paktën 10 policë në Afganistan

Prishtinë | 07 Tet 2018 | 15:20 | Nga Ekonomia Online

Të paktën 10 policë janë vrarë gjatë konfliktit të armatosur me talebanët në provincën qendrore Wardak.

Konfrontimi ka ndodhur kur forcat qeveritare janë mundur ta marrin nën kontroll një zonë të dominuar nga kryengritësit talebanë, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Talebanët i kanë vënë zjarrin një ndërtese qeveritare në lagjen Sayeed Abad të Wardakut dhe kanë vrarë shefin e policisë së bashku me nëntë policë të tjerë, kanë njoftuar zyrtarët e lartë të sigurisë.

Sulmet e përsëritura në provincat strategjike si Wardak dhe Ghazni, tregojnë se sa e brishtë është siguria vetëm dy javë para zgjedhjeve qendrore në Afganistan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme