Alpin Shahini dhe Arjol Bllaca janë duke u provuar te klubi i madh turk, Besiktas.
Dy futbollistët e 2 Korrikut kanë nisur provat e tyre te Besiktasi, falë edhe marrëveshjes së bashkëpunimit të dy klubeve që kishin arritur para disa kohësh, shkruan Demokracia.com.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit kryeqytetas, duke ndarë edhe një fotografi të talentëve dhe trajnerit turk, Gokhan Yusufoglu.
“Tash e sa muaj, trajneri turk Gökhan Yusufoğlu, ka nisur punën e tij në Kosovë te 2 Korriku, si trajner i ardhur nga Beşiktaş J.K., klub me të cilin “verdheblutë” tash e afro një vit, kanë marrëveshje bashkëpunimi. Se kjo marrëveshje po u jep mundësi të shumta të rinjve “verdheblu”, e konfirmon edhe fakti se dy futbollistët nën moshën 18-vjeçare, Alpi Shahini e Arjol Bllaca, që ditë më parë u shpallën kampionë të Superligës së Kadetëve, tashmë janë në Turqi për t’u provuar tek klubi i Beşiktaş”.
“”Për futbollistët nga 2 Korriku, kjo mundësi është e artë dhe e mirëseardhur, e po ashtu, këtë mundësi, dy të rinjtë nga Kosova, kanë potencuar se do ta shrytëzojnë në maksimum, në atë mënyrë që në fund ta bindin stafin e skuadrës turke dhe të ndalen e ta vazhdojnë karrierën në Turqi te skuadra e Beşiktaş”, thuhet në njoftimin e 2 Korrikut.