Ernest Muçi u prezantua si blerja më e re nga Legia e Varshavës, klub më të cilin firmosi për katër vite e gjysmë, pra deri në verë të vitit 2025.
i Tiranës do të arkëtojë 500 mijë euro nga ky transferim (në dy këste me nga 250 mijë euro) si dhe 100 mijë euro nëse Legia arrin të shpallet kampione e Polonisë.
Gjithashtu Tirana ruan 10% të kartonit. Në prononcimin e parë si futbollist i skuadrës polake 19-vjeçari theksoi po i jepet një mundësi e madhe të cilën kërkon ta shfrytëzojë.
Në Shqipëri ju kanë konsideruar një talent të madh të futbollit, e ndieni veten kështu siç ju quajnë në Shqipëri?
Kështu thonë, por këtu është ndryshe, duhet të tregoj veten të luaj për klubin dhe të jap 100%, pra më të mirën time. Duhet të rritëm këtu, është një mundësi e madhe për mua. Sigurisht që do të jetë një sfidë e vështirë, por unë jam gati.
Në cilin rreshtim përshtatesh dhe në ç’pozicion të pëlqen më shumë të luash?
Legia luan me disa formacione. Më pëlqen të luaj si anësor, i majtë më shumë, por edhe si numër 10. Ndihem mirë në çdo pozicion, mjafton të jem në fushë për të ndihmuar shokët e skuadrës dhe klubin. Dua të dëfrehem dhe të jap 100%.