Elvis Rexhbecaj, ka zgjedhur të përfaqësojë Kosovën.
Mesfushori i Wolfsburgut, Elvis Rexhbecaj, ka zgjedhur të përfaqësojë Kosovën.
Edhe pse i rritur jashtë, 20-vjeçari nuk e harroi vendlindjen e tij. Djaloshi nga Prizreni është pjesë e skuadrës gjermane Wolfsburg që prej vitit 2010 dhe ka luajtur 4 ndeshje me ekipin e parë.
Rexhbecaj shihet si një talent i së ardhmes në Gjermani, dhe përveç se mesfushor me tipare mbrojtës, ai adoptohet edhe si mbrojtës i majtë.
Vlera e tij në treg është 200 mijë euro, ndërsa ai pritet që sezonin e ardhshëm të lëvizë drejt një tjetër skuadre për të pasur më shumë minuta në këmbët e tij.