Por më afër tij duket se është klubi gjerman të cilët janë afër për të siguruar një marrëveshje për huazim me anësorin brazilian edhe pse kanë një konkurrencë të madhe për të këtë verë.
RB Leipzig është klubi i fundit që është në garë serioze për të siguruar për një vit huazim Kenedyn duke mundur kështu në këtë garë disa ekipe si PSG, Bayern Munich dhe Arsenal, shkruan sot Goal.
Kenedy ishte përdorur sivjet më shumë për të luajtur në krah kur e kishte zëvendësuar Marcos Alonson kurse në janar i ishte bashkuar skuadrës së Newcastle.
Paraqitjet e tij janë vërejtur nga Leipzig, të cilët kanë shprehur interesim pasi që ai shihet si zëvendësim i Emil Forsberg që është duke u kërkuar po ashtu nga shumë klube.