Këshilltari i kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit, Driton Tali, i ka reaguar filozofit Blerim Latifi duke thënë se që nga viti 2010-të nuk është takuar me presidentin e vendit, Hashim Thaçin.
Përmes një shkrimi në Facebook, Tali ka thënë se me Thacin është takuar sa ishte deputet në vitin 2010-të.
Ai thotë se përvec sa ishte deputet, më vonë nuk ka pasur as takim, e as tentim për t’u takuar me të.
I njëjti ka paralajmëruar padi, duke thënë se me Latifin do të takohen në gjykatë.
“Kurrë, ama kurrë hiç më pastaj, qoftë me 2012 apo me 2013 ose 2014…, as nuk kam pasur takim me Hashim Thaçin e as tentim për t’u takuar!!! Prandaj, shihemi në gjyq, ku ti “filozof” i sjell faktet. Ja për korrektësi statusi tij”, ka thënë ai.