Talibanët morën përgjegjësinë për sulmin afër një kompleksi, ku pas shpërthimit të një makine bombë, mbeten të vdekur katër persona ndërsa 113 të tjerë u plagosën.
Zëdhënësi i grupit militant, Zabihullah Mujahid, tha se sulmuesit e shpërthyen eksplozivin para se të hynin në zonë duke “vrarë shumë të huaj”
Ministria e Brendshme tha se tre njerëz nga personeli ushtarak dhe një civil janë vrarë pas shpërthimit nderkaq 12 gra dhe 23 fëmijë janë në mesin e të plagosurve.
Autoritetet po hetojnë nëse në mesin e viktimave ka edhe të huaj që banonin në kompleksin e quajtur “Fshati i Gjelbërt”.
Deri para disa kohësh, një pjesë e personelit të Kombeve të Bashkuara jetojnë dhe punonte në këtë kompleks, por zyrtarët thonë se në një pjesë të madhe zona ka qenë e zbrazët dhe se “vetëm një pjesë e rojeve” kanë qëndruar aty.
Ky sulm u bë në kohën kur i dërguari për paqe i Shteteve të Bashkuara, Zalmay Khalilzad po viziton rajonin për bisedime me qëllim të përfundimit të luftës 17 vjeçare në Afganistan.
Talibanët kontrollojnë mëse gjysmën e Afganistanit duke ndërmarrë sulme vdekjeprurëse kundër qeverisë në Kabul që mbështetet nga perendimi dhe forcave të sigurisë qeveritare.