Një zëdhënës i talibanëve është pyetur nëse gratë dhe pakicat etnike do të kenë një vend në qeverinë e re afgane.
Në një intervistë për BBC Pashto, nënkryetari i zyrës politike të talibanëve në Katar tha se gratë mund të vazhdojnë në punën e tyre, por në postet apo kabinetin e lartë “mund të mos ketë gra”.
Talibanët pritet të formojnë qeverinë e tyre të re në ditët në vijim, por mbeten pyetje se si do të duket dhe do të jetë sundimi i tyre për Afganistanin.