Së paku tetë persona, përfshirë shtatë zyrtarë policorë janë vrarë dhe rreth 21 janë plagosur gjatë një sulmi ndaj një stacioni policor në Pakistan, njoftuan autoritetet.
Attaur Rehman, zyrtar policor në provincën Baloçistan, tha se sulmi u ndërmor gjatë një testimi për rekrutim të policëve.
Rreth 900 kandidatë ishin të pranishëm në kohën kur u sulmua stacioni. Tre sulmuesit vetëvrasës ishin të pajisur me armë automatike.
Dy nga sulmuesit hodhën vetën në ajër ndërkaq sulmuesi tjetër u vra nga forcat e sigurisë.
Talibanët në Pakistan morën përgjegjësinë për sulmin.