Talibanët nisin sulmin e parë ndaj kryeqytetit të një province në Afganistan

Prishtinë | 07 Kor 2021 | 17:23 | Nga Ekonomia Online

Talibanët të mërkurën filluan sulmin e tyre të parë ndaj një kryeqyteti provincial në Afganistan që kur zhvilluan një ofensivë të madhe kundër forcave Afgane, deri sa tërheqja e trupave amerikane nga vendi është drejt përfundimit.

Luftime të ashpra kanë shpërthyer në qytetin perëndimor Qala-i-Naw, kryeqyteti i Badghis, me militantët që kapën selinë e policisë dhe zyrat e agjencisë së spiunimit të vendit, përcjell Klankosova.tv.

Talibanët kanë ecur përpara me një fushatë marramendëse që kur forcat e SHBA-së dhe NATO filluan tërheqjen përfundimtare nga vendi, duke kapur dhjetëra rrethe rurale dhe duke nxitur frikën se qeveria Afgane është në krizë.

Por sulmi ndaj qytetit të Qala-i-Naw, në provincën perëndimore Badghis, shënon herën e parë që talebanët po përpiqen të marrin një kryeqytet provincial.

“Armiku ka hyrë në qytet, të gjitha distriktet kanë rënë. Luftimet kanë filluar brenda qytetit,” u tha guvernatori i Badghis, Hessamuddin Shams gazetarëve në një mesazh me tekst.

Shefi i këshillit të provincës Badghis Abdul Aziz Bek tha se disa zyrtarë të sigurisë ishin dorëzuar te Talibanët gjatë natës, raporton france24.

Sulmi vjen disa orë pasi Pentagoni konfirmoi se tërheqja e tyre ishte në përfundim e sipër me më shumë se 90 përqind të trupave të tërhequr.

Për muaj me radhë Talibanët kanë rrethuar në mënyrë efektive disa kryeqytete provinciale në të gjithë vendin, me vëzhguesit që parashikojnë se militantët po prisnin tërheqjen e plotë të forcave të huaja përpara se të urdhëronin një sulm në zonat urbane.

Të ngjashme