Talibanët vrasin gjashtë anëtarë të së njëjtës familje

Prishtinë | 20 Jan 2020 | 09:32 | Nga Ekonomia Online

Zyrtarët afganë kanë njoftuar se talibanët i kanë vrarë gjashtë anëtarë të së njëjtës familje, përfshirë një vajzë të mitur, në një fshat të skajshëm në pjesën veriore të Afganistanit.

Talibanët mohuan se janë të përfshirë në këtë rast, duke thënë se sulmi është nxitur nga një mosmarrëveshje personale.

Megjithatë, zyrtarët lokalë thanë se kjo familje u dënua me vdekje nga talibanët për shkak të akteve të pamoralshme. Kështu deklaroi Jawed Bedar, zëdhënës i guvernatorit të provincës Faryab.

Ai gjithashtu tha se në këtë sulm kanë mbijetuar nëna e vajzës së vrarë dhe motra binjake, por mjekët ishin të detyruar t’ia amputonin të dyja këmbët vajzës.

Forcat afgane shkuan në orët e hershme të së dielës në këtë fshat për t’i evakuuar dy personat e mbijetuar, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

Ky zëdhënës tha se forcat qeveritare u sulmuan nga talibanët, kur arritën në atë fshat dhe se tre talibanë u vranë gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme